Ajri po ua shkurton jetën fëmijëve për 20 muaj në Azi

Ajri po ua shkurton jetën fëmijëve për 20 muaj në Azi

Sipas studimit të titulluar “Gjendja e ajrit në botë”, i cili është publikuar të mërkurën, ndotja e ajrit ka qenë shkaktar i rreth 10 për qind të vdekjeve në vitin 2017, duke e bërë atë vrasës më të madh se malaria dhe aksidentet rrugore dhe duke e bërë të krahasueshëm me pirjen e duhanit.

Sipas këtij studimi, jetëgjatësia e fëmijëve që linden tash e tutje do të shkurtohet mesatarisht 20 muaj për shkak të thithjes së ajrit të ndotur, i cili është përhapur në tërë botën dhe veçanërisht në pjesën jugore të Azisë.

Në pjesën jugore të Azisë, pritet që fëmijët të jetojnë mesatarisht 30 muaj më pak, ndërsa në pjesën veriore të Afrikës rreth 24 muaj më pak për shkak të kombinimit të ajrit të ndotur në mjedis të hapur, i cili shkaktohet nga trafiku dhe industria si dhe ajrit të ndotur në mjedise të mbyllura, i cili ndotet më së shumti nga zjarri për gatim.

Në pjesën lindore të Azisë, ajri i ndotur do t’ua shkurtojë jetën fëmijëve për 23 muaj. Sidoqoftë, kjo shifër në shtetet e zhvilluara është vetëm pesë muaj.

KOMENTE