DYLON

AIP publikon Udhëzuesin për mbrojtjen e të dhënave personale në media

AIP publikon Udhëzuesin për mbrojtjen e të dhënave personale në media
Avatar photo Redaksia

Me qëllim të mbrojtjes së dhënave personale të qytetarëve të Kosovës dhe përkushtimin institucional, Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) në një diskutim të hapur me përfaqësues të mediave, ka publikuar sot Udhëzuesin për mbrojtjen e të dhënave personale në media, me qëllim të ofrimit të udhëzimeve për profesionistët e medias për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale në diskursin publik.

Me publikimin e Udhëzuesit për mbrojtjen e të dhënave personale në media, Agjencia reflekton përkushtimin dhe vullnetin institucional për të mbrojtur të drejtën e qytetarëve për privatësi dhe për të siguruar që të dhënat e tyre personale të trajtohen me përgjegjësi, veçanërisht në raportimet dhe publikimet në media.

EkoHigjiena

Udhëzuesit për mbrojtjen e të dhënave personale në media është një nga iniciativate Agjencia për të rritur përgjegjësinë e mediave në raport me mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, duke kontribuar që informimi publik të realizohet në harmoni me të drejtën e qytetareve për privatësi dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Me rastin e prezantimit të Udhëzuesit për mbrojtjen e të dhënave personale në media. Komisionerja e Agjencisë Krenare Sogojeva-Dermaku, ju beri thirrje përfaqësuesve të mediave që kontribuojnë në mbrojtjen e të dhënave personale në media dhe të bashkëpunojnë me AIP-në për ofruar më shumë siguri për qytetarët në mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.