DYLON

AIDS në vitin 2030 sëmundje e shërueshme

Avatar photo Redaksia

Numri i njerëzve që vdesin nga AIDS ka rënë në shkallën më të ulët. Shkencëtarët tregojnë se për 15 vjet mund ta ndalin vdekjen e njerëzve nga kjo sëmundje.

Vdekjet në të gjithë botën nga AIDS kanë rënë për një të tretën. Kjo tregon se janë duke u rritur shpresat për ta mposhtur sëmundjen vrasëse të shumë njerëzve , thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara. Vdekjet nga AIDS në mbarë botën kanë rënë në 1.5 milion, ndryshe nga viti i kaluar që ka qenë 1.7 milion. Këto janë rënie të mprehta vjetore me 35 për qind ndryshe nga vitet 2004-2005 ku ka pasur 2.4 milionë vdekje nga sëmundja.

EkoHigjiena

“Nëse ne jemi të shkathët deri në vitin 2020 do të jemi në rrugën e duhur për t’i dhënë fund epidemisë deri në vitin 2030. Ne kemi një mundësi të brishtë, dhe duhet të bëjmë punë të pandalshme për ta parandaluar vdekjen e brezave të rinj nga epidemia. Beteja duhet të përqendrohet në 15 vendet ku infeksioni është më i përhapur, thotë UNAIDS. Nëntë prej tyre janë në Afrikë: Kameruni, Kenia , Mozambiku, Nigeria, Afrika e Jugut, Tanzania, Uganda, Zambia dhe Zimbabve. Në qendër të vëmendjes janë edhe Brazili, Kina, India, Indonezia, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.