DYLON

Ai që synon për herë të parë ulëse në Kuvendin Komunal është edhe Refik Ramadani

Ai që synon për herë të parë ulëse në Kuvendin Komunal është edhe Refik Ramadani
Avatar photo Redaksia

Në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 12 tetor të këtij viti, nëpër listat e subjekteve politike ka edhe kandidatura që synojnë për herë të parë të marrin besimin qytetar për të qenë pjesë e Kuvendit komunal.

Një emër i njohur, në fushën e arsimit, biznesit e jetës publike është edhe ai i Refik Ramadanit, që ka konfirmuar se është kandidat për Kuvendin Komunal në Gjilan nga lista e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

EkoHigjiena

Ai tha se ky hap është obligim moral dhe profesional për të kontribuar në zhvillimin e qytetit.

“Me përkushtim, sinqeritet dhe dashuri për Gjilanin, jam gati të jap maksimumin tim për të mirën e qytetarëve dhe komunës sonë,” u shpreh Ramadani, duke theksuar se prioritetet e tij do të jenë zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i arsimit.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që ta mbështesin, duke e parë bashkëpunimin dhe besimin e tyre si çelës për një të ardhme më të mirë për Gjilanin.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.