DYLON

AI: Liderët e UÇK-së do të akuzohen për krime

Avatar photo Redaksia

​”Mosndëshkimi për një kohë të gjatë i krimeve kundër njerëzimit në Kosovë, do të sfidohet pas shpalljes së sotme se ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të akuzohen për rrëmbim, trajtim jonjerëzor dhe vrasje të serbëve dhe shqiptarëve etnikë, që besohet se e kishin kundërshtuar UÇK-në në vitin 1999”, tha sot organizata Amnesty International.

Në deklaratën e Task Forcës Speciale Hetuese, të krijuar nga Bashkimi Evropian, kryeprokurori, Clint Williamson, i ka theksuar akuzat që do të paraqiten kundër zyrtarëve të lartë të UÇK-së.

EkoHigjiena

“Shpresojmë se ky do të jetë hap kah drejtësia për familjet e afro 400 serbëve të Kosovës, që besohet se ishin rrrëmbyer nga UÇK-ja dhe menjëherë janë transferuar në Shqipëri, ku ka dyshime se ata janë vrarë”, ka theksuar Sian Jones, nga Amensty International.

Kryeprokurori, në fjalën e tij, ka bërë të ditur se ka pasur rrëmbime dhe vrasje të gjëra dhe të natyrës sistematike, dhe ka siguruar se ish-zyrtarët e lartë të UÇK-së do të akuzohen për krime kundër njerëzimit.

Megjithatë, ai nuk ishte në gjendje të publikoj akuza kundër të dyshuarve ende të paemëruar, derisa të krijohet gjykata e specializuar për t’i gjykuar të dyshuarit, jashtë Kosovës, e cila nuk do të hapet deri në vitin 2015.

“Bashkimi Evropian dhe autoritetet e Kosovës, tash duhet të veprojnë menjëherë për të siguruar se gjykata e specializuar të krijohet sa më shpejtë që është e mundur”, thotë Sian Jones, për të shtuar se “çdo vonesë emund të çojë poashtu në mosndëshkim dhe keqqtrajtim të mëtejshëm të dëshmitarëve potencialë”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.