DYLON

Ai duhet të shkojë në shtëpi!

Ai duhet të shkojë në shtëpi!
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Izmi Zeka

Të lexosh atë që ka shkruar akademik Kraja mjafton ta shohësh se deri ku ka arritur niveli i shpëlarjes së trurit dhe jo vetëm kaq, por edhe mentaliteti i robit historik.

EkoHigjiena

Por për të ruajtur shtetësinë e Kosovës dhe historinë e saj, pamflete të tilla duhet të dënohen edhe nga institucionet tona kredibile e shtetërore.

Ky rast duhet të shikohet jo si rast i izoluar, as që prek interesat individuale, por që shtrembëron historinë e Kosovës dhe luftën çlirimtare.

Nuk do të ndalem në faqen e 35 të akademik Krajës, por Shoqatat e Luftës duhet të përdorin çdo mjet institucional për të larguar akademik Mehmet Krajën i cili ka bërë dëme të jashtëzakonshme të historisë sonë të lavdishme të fund shekullit XX.

Interes vital është që sa më parë ky njeri të largohet nga Akademia e Shkencës së Arteve të Kosovës.

Nuk duhet të lejohet që ky pamflet politik i cili shtrembëron historinë tonë të mbetet vetëm ne kuadër të debateve dhe vlerësimeve tona.

Shoqatat nuk duhet të presin. Kraja duhet të dorëhiqet sa më parë. Edhe pse dëmi është i madh dhe nuk riparohet megjithatë së paku atë që mund të riparohet duhet të bëhet.

Ai duhet të shkojë në shtëpi! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.