DYLON

Ahmeti: VV nuk sakrifikon më, blloku i di kushtet!

Avatar photo Redaksia

Lëvizja Vetëvendosje ka me mbet e paluhatshme prej qëndrimeve e kërkesave të veta. Nëse blloku e do bashkëqeverisjen me Vetëvendosjen, atëherë duhet me u thanë po kërkesave e kushteve që i ka vu Lëvizja e Kurtit.

Kështu ka thanë në nji intervistë për televizionin Rrokum, Shpend Ahmeti, ish nënkryetari i Vetëvendosjes, njiherit kryetari i komunës së Prishtinës. Ahmeti, tue fol për kambënguljen e Vetëvendosjes me marr timonin e bisedimeve me Serbinë, ka arsyetue këtë qëndrim.

EkoHigjiena

“Nuk mundëmi vetëm t’ulemi dhe të nënshkruejm gjithçka ka na ofrohet, pa u sigurue që Serbia merrë nji pergjegjësi për atë se çka ka ndodhë në vitet e 90, pra kjo asht përgjegjësi politike ligjore dhe financiare.Për këtë arsye ne mendojmë se ne do ishim nji garant i këtyne kushteve sepse e dini ju njana prej dy shtyllave kryesore t’aktivizmit të Lëvizjes Vetëvendosje në vitet e fundit kanë qenë pikërisht kundërshtimi i këtyne negociatave.Prandaj ne nuk ju besojmë subjekteve të tjera politike sepse ato shumë kollaj po i nënshkruejnë dokumentet për t’ardhmen e Kosovës, prandaj ky asht njani prej atyne 5 kushteve por asht i domosdorshëm”, ka thanë kryetari Shpend Ahmeti.

Simbas Ahmetit, Vetëvendosje ka sakrifikue dhe rrezikon me pas ramje në vota qysh kur lëshoj pe dhe nisi negociatat për koalicion me bllokun.

Por, përkrahja e Vetëvendosjes nuk ka me mungue , nëse blloku e krijon Qeverinë, edhe nëse Lëvizja e Kurtit ka me mbetë n’opozitë.

Kjo përkrhaje, thotë Ahmeti ka me u dhanë veç për çashtjet e randësishme dhe me interes nacional.

Por, edhe nëse pranon bashkëqeverisjen, Vetëvendosje, nuk garanton përkrahje absolute.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.