(2LONLINE) – Me qëllim të parandalimit të degradimit dhe eksploatimit të dheut nga shtretërit e lumenjve të komunës së Vitisë, Drejtoria e Inspeksionit të kësaj Komune ka ndërmarrë aksione të përbashkëta me Policinë e Kosovës për të parandaluar një gjë të tillë. Me këtë rast vetëm gjatë muajit mars dhe prill janë iniciuar tri raste të tila.
U. D Drejtori i Inspeksionit, Skender Ahmeti tha se duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës me nr. 02/46 të vitit 2011 kjo drejtori ka ndërmarrë aksione të përbashkëta me Policinë e Kosovës në Viti ku vetëm gjatë muajit Mars-Prill janë zënë gjatë eksploatimit të dheut nga shtrati i lumit Morava dhe Gilbushi tre keqpërdorues.
“Drejtoria jonë është e përkushtuar që të parandaloj degradimin dhe eksploatimin e materialeve inerte nga shtretërit e lumenjve, në këtë drejtim Inspektorët tanë dhe Policia e Kosovës kanë ndërmarrë disa aksione ku janë zënë qytetarë të pandërgjeshëm në marrjen e dheut që më pas kanë pas si destinacion shitje, dhe nga kjo gjatë këtij viti kemi iniciuar 3 raste në gjykate” u shpreh Ahmeti.
Ai mandej theksoi se qytetarët po tregon mjaftë aktiv saj për këtë bashkëpunimit me Drejtorinë e Inspeksionit dhe Policinë duke u bërë thirrje që të vazhdojnë edhe më tej me këtë bashkëpunim që të mos lejohet degradimi i lumenjve.
“Ju bëjë thirrje qytetarëve tanë që të na ndihmojnë në aspektin e parandalimit të degradimit të lumenjve, për çdo rast i lus ata që të njoftojnë Drejtorinë tonë ose edhe Policinë, gjithashtu duhet theksuar së vërshimet e ditëve të fundit janë pikërisht për shkak të prishjeve të anësorëve( brigjeve) të këtyre shtretërve” tha Ai.
Ahmeti paralajmëroj se të gjitha operatorët ilegal që dëmtojnë shtretërit e lumenjve do të ju konfiskohet makineria eksploatuese dhe ato transportuese dhe atë duke u bazuar në ligjet në fuqi. /2lonline/