DYLON

Ahmeti: Kuqezi, ju pafsha në Francë!

Avatar photo Redaksia

Lajmit nga Lozana ku Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i dha fitoren Shqipërisë, iu gëzuan pa dyshim të gjithë shqiptarët. E gëzimin e tij e ka shprehur edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka reaguar nëpërmjet një postimi në ‘facebook’. “Ndjenja e drejtësisë është e papërshkrueshme. I tillë është lajmi sot për CAS, tre pikët për kombëtaren në Llozanë. Tash më kualifikimi është afër. Megjithatë, tre pikë apo jo, ajo ditë në Beograd e ka dhënë edhe një ndjenjë tjetër që nuk përshkruhet. Nuk e kam fjalën as për flamur e as për inate, por për djelmoshat e kombëtares. Në një ambient armiqësor, qëndruan, luajtën, u mbrojtën, dhe për më shumë mbrojten dinjitetin dhe njëri tjetrin. Pa marrë parasysh kualifikimin ata tash janë shembuj të modestisë, skuadrës dhe vullnetit për kombin. Ju pafsha në Francë”, ka shkruar Ahmeti.

http://www.rtklive.com/?id=5&r=36274

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.