Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka përshëndetur vendimin e Ministrisë së Tregtisë, që çdo produkt që ka mbishkrimin “e prodhuar për Kosovë dhe Metohi” apo UNMIK apo që nuk i referohet Kosovës si shtet të ndalohet.
Lexo edhe: Ministri Shala urdhëresë, ndalon shitjen e produkteve që nuk i referohen Kosovës si shtet
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Ministria e Tregtisë ka marr sot vendim që çdo produkt që ka mbishkrimin “e prodhuar për Kosovë dhe Metohi” apo UNMIK apo që nuk i referohet Kosovës si shtet të ndalohet.
Ky vendim është për tu përshëndetur.
Është mirê tani të zbatohet edhe pjesa e legjislacionit propozuar nga PSD, ku çdo prodhim afër çmimit duhet ta ketë edhe flamurin e shtetit nga i cili vjen. Në vend të bar-kodeve, qytetarët duhet ta dijnë prej nga janë prodhimet që i blejnë.