Ahmeti: Do të vazhdojmë deri në bërjen e shtetit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes rrjetit social Facebook ka reaguar ndaj lajmeve të cilat kanë dal në media se ndaj të parit të kryeqytetit është planifikuar një atentat. Ai ka thënë se do të vazhdojë të punojë deri në bërjen e shtetit.

Shpend Ahmeti, ka pasur një përgjigje për lajmin që mund të ketë qenë pre e një atentati.
“Vazhdojmë punët deri në bërjen e qytetit e deri në bërjen e shtetit. Mos ta kenë as dyshimin më të vogël se ne mund të kemi edhe hezitimin më të vogël”, shkruan Ahemti në Facebook

“Mos ta kenë as dyshimin më të vogël se ne mund të kemi edhe hezitimin më të vogël”, ka shkruar Ahmeti.

Ndërkaq Policia thotë se denoncuesit e atentatit kundër Shpend Ahmetit nuk ishin bindës, njëri ishte nën ndikimin e alkoolit. “Kemi pasur dy denoncues në Policinë e Kosovës, dhe ne po i trajtojmë informacionet e tyre. Njëri nga denoncuesit ka pasur deklarim të ndryshëm që nga fillimi në fund, pasi që në fund të denoncimit ka thënë edhe që nuk është krejt i sigurt se çka ka dëgjuar, pasi që ka qen edhe në ndikimin e alkoolit”, ka njoftuar policia.

KOMENTE