DYLON

Ahmet Isufi: Tri shkronjat e arta të UÇK-së që i bëjnë dritë Llashticës e Gjilanit!

Ahmet Isufi: Tri shkronjat e arta të UÇK-së që i bëjnë dritë Llashticës e Gjilanit!
Avatar photo Redaksia

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Karadakut, Ahmet Isufi ka bërë me dije se sot, në Llashticë të Gjilanit, u përuruan tri shkronjat e arta të UÇK-së, si vlerë e lirisë dhe krenarisë kombëtare.

Në prani të qindra banorëve, përfaqësuesve të vlerave të luftës dhe të institucioneve si dhe shumë qytetarëve, u bë përurimi i monumentit që i bën nderë luftës heroike dhe historisë sonë kombëtare.

EkoHigjiena

Isufi ka shprehur respekt i veçantë për Këshillin Organizativ të udhëhequr nga Naser Ibishi, Bedredin Selimi, Azem Hyseni, Eduard Banushi etj, të cilët me angazhim të jashtëzakonshëm arritën ta realizojnë këtë projekt me shkronjat e arta UÇK.

“Lavdi e përjetshme të gjithë atyre që ndër breza u sakrifikuan për lirinë e atdheut. Urime tri shkronjat e arta të UÇK-së që i bëjnë dritë Llashticës e Gjilanit!”, ka thënë Ahmet Isufi, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Karadakut.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.