DYLON

Ahmet Isufi takon çiklistët që realizuan rrugëtimin e tyre të gjatë nga Zvicra në Gjilan

Ahmet Isufi takon çiklistët që realizuan rrugëtimin e tyre të gjatë nga Zvicra në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Ahmet Isufi nga Aleanca ka bërë me dije se ka takuar çiklistët e vullnetit e të guximit të jashtëzakonshëm që realizuan rrugëtimin e tyre të gjatë nga Zvicra në Gjilan, Halitin e Shqipen.

Isufi tha se janë gjenerata që me sjellje dhe kulturë autentike shqiptare e mbajnë gjallë ndjenjën për atdheun, por edhe e rrisin imazhin e Kosovës duke qenë të integruar në shoqërinë zvicerane.

Ata, me moton “Go to Kosova”, duke e përshkruar me video tërë marshutën, na ofruan pamje magjike por edhe njohuri të vendeve të ndryshme nga kaluan.

“Nuk soseshin fjalët nga e gjithë eksperienca e kaluar, por ajo që më bëri përshtypje ishte vizita në vendet memoriale, vlerësimi për vlerën e lirisë, për dëshmorët e luftëtarët që mundësuan ardhjen në Kosovë, pa pengesa e duke ndjerë shpirtërisht aromën e atdheut. I përgëzova për elanin dhe kurajon e treguar, shembull edhe për të gjithë ata që duan të ndjekin rrugën drejt atdheut me dy rrota”, ka thënë Ahmet Isufi, nga Aleanca, i cili në zgjedhjet e 7 Qershorit, garon për deputet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.