DYLON

Ahmet Isufi: Ta ndërpresim agoninë e t’i japim drejtim zhvillimit e prosperitetit të vendit

Ahmet Isufi: Ta ndërpresim agoninë e t’i japim drejtim zhvillimit e prosperitetit të vendit
Avatar photo Redaksia

Ahmet Isufi, kandidati i Aleancës në garën për deputet të Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet e parakohshme të 7 Qershorit, ka thënë se fushata e Aleancës do të shpërndahet në tërë Kosovën si mesazh i fitores, për të ndërprerë agoninë e për t’i dhënë drejtim zhvillimit e prosperitetit të vendit.

“Lista e krijuesve të lirisë, e profesionistëve dhe arkitektëve të shtetit si dhe e të rinjve të perspektivës, është lista e fitores së ardhshme. Programi pragmatik i ekspertëve i bazuar në përvojën politike e institucionale me njohje të realitetit të sigurisë, energjisë, zhvillimit ekonomik, politikës së jashtme si dhe fushave tjera, në shërbim të qytetarëve, është bazamenti i sigurt për të ardhmen e afërt. Bashkë drejt fitores!”, ka thënë Ahmet Isufi i AAK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.