DYLON

Ahmet Isufi:  Shqiponja e lirisë që paralajmëroi çlirimin e Kosovës

Ahmet Isufi:  Shqiponja e lirisë që paralajmëroi çlirimin e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Në përvjetorin e 27-të të çlirimit të Shqiponjës (Jabllanicës), ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, ka kujtuar një nga momentet më domethënëse të luftës çlirimtare, duke e cilësuar këtë ngjarje si paralajmërim të frymës së lirisë në tërë Kosovën.

“Në këtë ditë, ndjenja e dhembjes dhe krenarisë bëhen bashkë për ata që ranë për liri, por ndjehet edhe fryma festive sepse këtu armiku u thye me turp nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe sakrifica e popullit u shpërblye me liri dhe pavarësi të vendit”, theksoi Ahmet Isufi.

EkoHigjiena

Isufi ka bërë homazhe për të gjithë ata që dhanë jetën për atdhe, duke u shprehur: “Lavdi të gjithë të rënëve për liri të Atdheut!”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.