DYLON

Ahmet Isufi: Rinia, bartëse e proceseve më të rëndësishme për vendin

Ahmet Isufi: Rinia, bartëse e proceseve më të rëndësishme për vendin
Avatar photo Redaksia

Ahmet Isufi nga Aleanca ka thënë se rinia si shtresa më vitale e Kosovës ka nevojë për perspektivë në vendin e saj, aty ku i përket, aty ku ka peshë. Rinia duhet të vendoset në qendër të politikave shtetërore.

Isufi thotë se sot, sfida më e madhe e Kosovës nuk është mungesa e potencialit, por largimi i njerëzve më të aftë nga vendi. Kjo duhet të na alarmojë secilin. Një shtet që nuk arrin t’ia ruaj rininë vetes, rrezikon të humb të ardhmen e vet. Kosova duke u marrë me tema periferike dhe pa relevancë, po e rrezikon të ardhmen e saj.

EkoHigjiena

“Në secilën rrethanë historike, rinia ishte ajo që ka pri dhe e ka bë ndryshimin. Mobilizimi i rinisë e solli lirinë. Rinia e krijoj dhe e ndërtoi shtetin. Ajo e siguron edhe të ardhmen.  Të rinjtë tanë kërkojnë drejtësi, arsim cilësor, mundësi të barabarta, punësim dinjitoz dhe një shtet ku vlen dija e puna, e jo lidhja dhe servilizmi politik”, ka thënë tutje Ahmet Isufi i Aleancës.

Sipas tij, Kosova nuk ndërtohet duke i mbajt të rinjtë peng të premtimeve boshe. Ndërtohet duke ua krijuar kushtet që talentin, energjinë dhe dijen e tyre ta investojnë këtu, në vendin e vet.

“Një qeveri që nuk e ka prioritet rininë, nuk e ka prioritet as shtetin, nuk sheh kah e ardhmja dhe nuk kujdeset për brezat. Rinia nuk është vetëm pjesë e Kosovës së nesërme, është themeli mbi të cilin mbahet Kosova sot”, thotë Ahmet isufi i Aleancës i cili në zgjedhjet e parakohshme të 7 Qershorit do të garojë për deputet të Kuvendit të Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.