Ahmet Isufi: Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të njeriut të idealit të lirisë, Bajram Isufi
“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të njeriut të idealit të lirisë, Bajram Isufi”, ka thënë Ahmet Isufi, ish Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Karadakut.
Më tej Isufi ka thënë:
“I edukuar e i frymëzuar në traditën e familjes së madhe të Idriz Seferit e i rrethuar nga idealistë, veprimtarë e luftëtarë, Bajrami me tërë qenien do të angazhohet për lirinë e pavarësinë e Kosovës.
Edhe pas çlirimit të atdheut, me energji dhe vullnet të jashtzakonshëm, prioritet i angazhimit të tij do të mbetet shtetndërtimi dhe shërbimi ndaj qytetarëve të Gjilanit.
Ngushëllime familjes, miqëve dhe të gjithë atyre që bashkëndjejnë ndarjen me Bajramin!
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”
