DYLON

Ahmet Isufi: Përpjekje klasike e qeverisë për ndikim elektoral përmes parasë publike

Ahmet Isufi: Përpjekje klasike e qeverisë për ndikim elektoral përmes parasë publike
Avatar photo Redaksia

“Shpërndarja e buxhetit të shtetit në prag të zgjedhjeve nuk është zhvillim, por përpjekje klasike për ndikim elektoral përmes parasë publike”, thotë Ahmet isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Sipas tij, kur një qeveri kujtohet për qytetarët vetëm afër zgjedhjeve, atëherë ajo dëshmon se ka humbur lidhjen me përgjegjësinë institucionale dhe me besimin qytetar.

EkoHigjiena

Isufi thotë se në vend të rritjes së pagave në mënyrë ligjore që punëtori të jetojë nga angazhimi i tij dhe familja të ketë mirëqenie e të bëhet e pavarur kjo qeveri në ikje shpërndanë vitra që ta mbajë të varfër e të varur.

“Përdorimi i buxhetit si instrument propagande është deformim i demokracisë dhe një formë e korrupsionit politik që synon mbijetesën në pushtet, jo zhvillimin e shtetit.  Një pushtet që nuk arrin të dallojë mes projekteve ekzistuese dhe premtimeve të reja, dëshmon krizë serioze të përgjegjësisë dhe të seriozitetit institucional”, thotë tutje Isufi.

Në anën tjetër, shton ai, kemi Aleancën dhe kandidatin e saj për kryeministër, Ardian Gjini, i cili po prezanton vazhdimisht ide konkrete për zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit, stabilitetin institucional dhe rikthimin e dinjitetit të qytetarit.

“Aleanca nuk ndërton fushatë mbi improvizime e emocione momentale, por mbi përvojë qeverisëse, projekte reale dhe vizion të qartë për mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Shteti nuk mbahet me spektakël e duartrokitje, por me kompetencë, përgjegjësi dhe rezultate që qytetarët i prekin çdo ditë në jetën e tyre”, thotë Ahmet Isufi i AAK-së, i cili në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit për Kuvend të Kosovës, do të garojë për deputet.  /2LONLINE/