DYLON

Ahmet Isufi: Nuk mund të ketë stabilitet politik dhe të ardhme të sigurt pa anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ahmet Isufi: Nuk mund të ketë stabilitet politik dhe të ardhme të sigurt pa anëtarësimin e Kosovës në NATO
Avatar photo Redaksia

Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se vendi ynë në vitet e fundit ka pasur një qeveri të papërgjegjshme, pa vizion, ndërsa shumë e aftë për rrënimin e të arriturave me shumë mund, si dhe për dëmtimin e marrëdhënieve me aleatët strategjikë në krye me SHBA-në.

Sipas tij, nuk mund të ketë stabilitet politik dhe të ardhme të sigurt pa anëtarësimin e Kosovës në NATO.

EkoHigjiena

“Një mendësi qeverisëse që ka dëshmuar Aleanca paraqet shansin real për Kosovën për anëtarësim në NATO, duke i hapur rrugë investimeve dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Pa siguri nuk mund të ketë as zhvillim ekonomik, sepse mungojnë investitorët, ngase askush nuk investon në një vend ku qeveria flet vetëm për sulme e luftëra, e jo për aleanca dhe punë konkrete”, ka thënë Isufi.

Isufi, i cili do të garojë për ulësen e deputetit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë që do të mbahen më 7 qershor, ka thënë se me Aleancën, Kosova do të bëhet anëtare e NATO-s, ashtu siç u bë edhe me Ushtrinë dhe me shumë vendime të tjera me efekt të përhershëm.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.