DYLON

Ahmet Isufi: Një entuziazëm dhe gatishmëri vërehet ngado që po shkojmë, për fitore më 28 dhjetor

Ahmet Isufi: Një entuziazëm dhe gatishmëri vërehet ngado që po shkojmë, për fitore më 28 dhjetor
Avatar photo Redaksia

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi ka thënë se një entuziazëm dhe gatishmëri vërehet ngado që po shkojnë, për fitore më 28 dhjetor.

Isufi njoftoi për takimin mobilizues në Llabjan.

Deklarata e tij e plotë:

Një entuziazëm dhe gatishmëri vërehet ngado që po shkojmë, për fitore më 28 dhjetor.

Bashkë me kandidaten për deputete të Parlamentit të Kosovës Xhevahire Vllasaliu dhe kryetarin e degës së AAK-së Ajet Avdyli, biseduam me të pranishmit mbi prioritetet e komunës së Artanës dhe nevojat e qytetarëve të kësaj ane.

Me angazhim konkret e praktik e me një përkushtim më të madh, mund të ndryshohet gjendja sepse ata që kanë lënë gjurmë në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, mund t’ia kthejnë perspektivën komunës së resurseve minerale, arkitekturës trashëgimore, turizmit me peisazhet e mrekullueshme natyrore, bujqësisë e ekonomisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

Adresa më e saktë për ti kryer këto punë është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me qeverisjen Haradinaj dhe deputetët e saj përfaqësues.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.