Ahmet Isufi: Mikpritje dhe përkrahje e përzemërt në vendin prej nga buroi liria, në Verbicë të Zhegocit
Ahmet Isufi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i cili është kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka bërë me dije për vizitën në Verbicë të Zhegocit, duke thënë se iu ofrua mikpritja dhe përkrahja e përzemërt në vendin prej nga buroi liria.
“Ashtu siç ishim bashkë në kohët më të vështira krah njëri tjetrit, ashtu do të jemi edhe tani kur duhet ta vazhdojmë punën në autostradë e plotësimin e kushteve për rimëkëmbje në Malësinë e Zhegocit kur kemi parasysh resurset bujqësore e të natyrës së mrekullueshme në këtë Malësi”, ka thënë Isufi.
Ai ka bër ëme dije se bashkë me kryetarët e degës së AAK-së të Gjilanit e të Artanës, Nazim Gagica e Ajet Avdyli, nënkryetarin Selami Xhemajli e në prezencë të Gjeneral Agim Çekut, Prof. Veli Kryeziut, Elbasan Shabanit, kandidatë për deputetë të Kuvendit, u zotuan që të mobilizohen në përkrahje të AAK-së në krye me Ramush Haradinajn dhe kandidatët tjerë nga Gjilani, Kushtrim Xhemajli, Lindije Vranovci- Matoshi dhe Mumin Morina.
“Do të jemi krah kësaj treve sepse meriton një përkujdesje më specifike, për meritat e jashtëzakonshme të luftës për liri. Faleminderit për kujdesin e mikpritjen kryetarit Islam Rashiti dhe të gjithë të pranishmëve”, ka thënë Ahmet Isufi i AAK-së, i cili në zgjedhjet e dhjetorit, do të kërkojë mbështetjen qytetarë për deputet të kuvendit të Kosovës. /2LONLINE/
