DYLON

Ahmet Isufi: Me krenari kam bartur nofkën “Rexha”

Ahmet Isufi: Me krenari kam bartur nofkën “Rexha”
Avatar photo Redaksia

“Me miq të nderuar në familjen e Heroit të Kombit, Rexhep Mala. Në një ndejë të organizuar me shumë kujdes e respekt, Hasan Mala (Plaku) me familje, na priti në shtëpinë që u bë vatër frymëzimi, për ilegalën e luftën për liri. Me biseda nga e kaluara e lavdishme e një gjenerate që mbolli frymën e lirisë e deri te lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku u rreshtuan bijat e bijtë më të mirë të popullit, u çmallëm duke spikatur momente të rëndësishme nga ato ditë të vështira por shumë kuptimplote për fatin e atdheut”,  ka thënë Ahmet Isufi, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Karadakut.

Ai shtoi se jehona e krismave të Rexhep Malës e Nuhi Berishës në Kodrën e Trimave (Vranjevc) u shtua nga rreshti i gjatë i luftëtarëve të lirisë për të marrë hak e për ta quar amanetin në vend, për ta çliruar Kosovën.

EkoHigjiena

“Vazhdimësia e idealit ndër breza ndikoi që Brigada e parë 171 e ZOK-ut të marrë emrin e ideologut më të madh të lëvizjes kombëtare Kadri Zeka dhe si imazh i komandantit të luftës për liri, me krenari kam bartur nofkën “Rexha””, ka thënë  ish komandanti i UÇK-së, Ahmet Isufi, transmeton 2LONLINE.

Ai tha se vizioni i Rexhep Malës për luftën e armatosur u shndërrua në mision për ne, prandaj morën vendim që Shtabi i Zonës Operative të Karadakut të vendosej përkohësisht e simbolikisht në shtëpinë e tij.

“Këtë ndejë e bëri edhe më madhështore, prezenca e shokëve e miqve të shtëpisë dhe e bashkëveprimtarit e liderit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti i cili në shenjë nderimi i dhuroi Plakut, porterin e Heroit Rexhep Mala si kujtim për gjithë kontributin e angazhimin për çlirimin e atdheut”, ka thënën tutje Isufi, transmeton 2LONLINE.

Ai bëri me dije se me këtë rast, në shenjë respekti familjes Malaj i dhuruan flamurin kombëtar dhe të UÇK-së, si përkujtim të ndikimit të fuqishëm që kishte krijuar me qëndrimin e tij Rexhep Mala te gjenerata më e re e organizuar nga Heroi Nuhi Berisha, e që bashkë ranë për të paralajmëruar vazhdimin e luftës së armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në fund u përshëndetëm ngrohtësisht nga familja e madhe Malaj mes emocionesh, kujtimesh dhe nderimi për një të kaluar shumë të lavdishme e për një të ardhme më të ndritur për popullin tonë. Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit Rexhep Malaj. Faleminderit për mikpritjen, familje Mala”, ka thënë Ahmet Isufi, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Karadakut.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.