DYLON

Ahmet Isufi: Kushte më të mira për zjarrfikësit

Ahmet Isufi: Kushte më të mira për zjarrfikësit
Avatar photo Redaksia

Ahmet Isufi, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), n ëzgjedhjet e 28 dhjetorit, ka bërë me dije për vizitën në Shërbimin e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Gjilan.

“Ne nuk premtuam, por u zotuam se me qeverisjen Haradinaj, ashtu siç i kemi kryer shumë nga përgjegjësitë institucionale duke ndërmarrë vendime e veprime të rëndësishme në dobi të qytetarëve të vendit, do ti kryejmë edhe këto obligime që i kemi për zjarrfikësit. Do të jemi krah tyre e gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Isufi.

Ja deklarata e plotë e Ahmet Isufit.

Kushte më të mira për zjarrfikësit

Bashkë me kandidaten për deputete, Lindije Vranoci-Matoshi, vizituam Shërbimin e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Gjilan, me të cilin rast u njoftuam lidhur me kushtet dhe pozitën e tyre.

Me Murat Ramadanin, Zv. Drejtor dhe stafin, biseduam për preokupimet e vështirësitë që i përcjellin gjatë punës në teren, me sa vullnet e profesionalizëm, por edhe me kushtet jo të mjaftueshme përkundër përkushtimit dhe rreziqeve me të cilat ballafaqohen.

Duke i njohur nga afër edhe nga e kaluara e lavdishme e kontributit për liri, shumica e tyre edhe tani janë në shërbim të qytetarëve duke i kryer detyrat me nder në shërbim të atdheut.

U zotuam se do të rishikojmë bazën ligjore dhe do të jemi avokatë të fortë si në parlament ashtu edhe në qeveri që të ketë pagë të dinjitetshme, të rikthejmë shtesën e rrezikshmërisë, pensionimin e parakohshëm, rregullimin e pozitës së vullnetarëve, sigurimin shëndetësor dhe jetësor si dhe pajisje moderne për personelin dhe teknikë adekuate për intervenim të shpejtë e efikas.

Duke llogaritur specifikat që ka terreni dhe pjesëmarrja në intervenime për kokë banori, patjetër duhet të shtohet numri i zjarrfikësve në mënyrë që të sigurohet jeta e qytetarëve dhe e pronës.

Ne nuk premtuam, por u zotuam se me qeverisjen Haradinaj, ashtu siç i kemi kryer shumë nga përgjegjësitë institucionale duke ndërmarrë vendime e veprime të rëndësishme në dobi të qytetarëve të vendit, do ti kryejmë edhe këto obligime që i kemi për zjarrfikësit.

Do të jemi krah tyre e gjithë qytetarëve të Kosovës.

#krahteje

#129

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.