DYLON

Ahmet Isufi kujton të rënët e Betejës së Marecit

Ahmet Isufi kujton të rënët e Betejës së Marecit
Avatar photo Redaksia
Në Rahovicë të Dardanës, 27 vjet nga rënia e dëshmorëve dhe martirëve të Betejës së Marecit

Ish-komandanti i UÇK-së për zonën Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, ka përkujtuar 27-vjetorin e rënie së dëshmorëve dhe martirëve të Betejës së Marecit.

Ai ka thënë se kjo ngjarje e madhe ndodhi në kohën kur UÇK-ja ishte shtrirë në gjithë territorin e Kosovës e kur forcat e NATO-s nga ajri goditnin caqet ushtarako-policore serbe.

EkoHigjiena

Isufi u shrpeeh se pushtuesi serb duke ndjerë humbjen, ndërmori ofensivën me tërë potencialin tekniko ushtarak, me synim të spastrimit etnik që përfshiu edhe rajonin e Anamoravës, Gollakut e Karadakut.

Forcat e UÇK-së, të përqendruara në Malësinë e Marecit, u mobilizuan për ti dalë zot atdheut duke treguar heroizëm të paparë.

“Duke përshkruar ato ditë të vështira të luftës, përkujtuam sakrificën dhe heroizmin e bashkëluftëtarëve si dhe solidarizimin e popullit rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në. Shembulli i Basri Canollit-Shpendit, Arsim Isufit, Shemsi Isufit, Ramadan Kastratit, plakut Ahmet Mehmetit dhe të tjerëve, duhet të na shërbejë si mesazh për të mos harruar të kaluarën dhe për të punuar për të ardhmen që të mos përsëritet historia”, ka thënë Ahmet Isufi. /2LONLINE/