DYLON

Ahmet Isufi: “Kujdesi ndaj familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve mbetet përgjegjësi e jona”

Ahmet Isufi: “Kujdesi ndaj familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve mbetet përgjegjësi e jona”
Avatar photo Redaksia

Në Ditën e Çlirimit të Gjilanit është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes Dr. Agron Lekës dhe përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta, me qëllim ofrimin e kontrolleve mjekësore falas për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës, transmeton 2LONLINE.

Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë edhe ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, i cili e vlerësoi këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm në mbështetje të kategorive të dala nga lufta.

EkoHigjiena

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, pikërisht në Ditën e Çlirimit, është simbolikë e veçantë, sepse dëshmon përkushtimin tonë që vlerat e luftës dhe kujdesi ndaj familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të mbeten përgjegjësi e jona”, ka deklaruar Isufi, transmeton 2LONLINE.

Marrëveshja është nënshkruar ndërmjet Dr. Agron Lekës dhe kryetarëve të Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Selver Kçiku, Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Xhevdet Mehmeti, si dhe Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Rashit Ymeri.

Isufi ka shprehur mirënjohje të veçantë për Dr. Lekën për gatishmërinë dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj kategorive të dala nga lufta, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe kujdesit institucional për ata që kanë kontribuar për lirinë e vendit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.