DYLON

Ahmet Isufi: Komandant Dulla ishte shembulli më i veçantë se si ideja kthehet në praktikë e realizimi i idealit arrihet kur fjalën e bën vepër

Ahmet Isufi: Komandant Dulla ishte shembulli më i veçantë se si ideja kthehet në praktikë e realizimi i idealit arrihet kur fjalën e bën vepër
Avatar photo Redaksia

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Karadakut, Ahmet Isufi ka thënë se me familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të UÇK-së, të burgosur politikë, si dhe përfaqësues institucionalë e qytetarë tjerë, nderuan duke vënë buqeta lulesh, për të kujtuar veprimtarinë e tyre patriotike e luftarake, Heroin dhe Komandantin e lavdishëm, Abdullah Tahiri si dhe Dëshmorët e Kombit, Ibrahim Pacolli e Arben Ramadani.

Isufi tha se Heroi i Kombit, Abdullah Tahiri, në çdo etapë të proceseve për liri e pavarësi, ishte në ballë të tyre duke shfaqur bindjet e tij publikisht, por edhe duke u angazhuar praktikisht në themelimin e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Karadakut.

EkoHigjiena

“Komandant Dulla, ishte shembulli më i veçantë se si ideja kthehet në praktikë e realizimi i idealit arrihet kur fjalën e bën vepër. Tërë angazhimi e përkushtimi i tij, mund të përkufizohet si luftë jetësore për lirinë e atdheut:, ka thënë Ahmet isufi.

Ai shtoi se rrugës së tij të lirisë, u rreshtuan bashkëluftëtarët që ranë në beteja me stemën e UÇK-së, Ibrahim Pacolli e Arben Ramadani që sot i kujtojmë me pietet për luftën e tyre të lavdishme.

“Lavdi Komandantit e Heroit, Abdullah Tahiri. Lavdi Dëshmorëve të Kombit, Ibrahim Pacolli e Arben Ramadani”, ka thënë Ahmet Isufi, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Karadakut.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.