DYLON

Ahmet Isufi: Kandidatët për deputetë nga Aleanca, krah bizneseve dhe zhvillimit ekonomik

Ahmet Isufi: Kandidatët për deputetë nga Aleanca, krah bizneseve dhe zhvillimit ekonomik
Avatar photo Redaksia

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi ka thënë se kandidatët për deputetë nga Aleanca, janë krah bizneseve dhe zhvillimit ekonomik.

Postimi i tij:

Sot, bashkë me kndidatët për deputetë, vizituam Fabrikën e Mobiljeve ,,Euro Model’’ në Gjilan, ndërmarrje e suksesshme e vëllezërve Dushica.

U njoftuam për prodhimin dhe suksesin e arritur por edhe për nevojat e përkrahjes nga shteti e që në të ardhmen nuk do të mungojë.

Jemi shumë të interesuar e të përkushtuar që ndërmarrësit tanë e sidomos prodhuesit vendorë ti përkrahim në mënyrë që të kenë lehtësime e njëkohësisht të ngriten kapacitetet zhvillimore të Kosovës.

Me Aleancën qeverisja do të jetë krah i mbështetjes së plotë i sektorit privat, për zhvillimin e Kosovës.

#krahteje

#aak129

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.