DYLON

Ahmet Isufi: Investimet në Anamoravë janë interes strategjik

Ahmet Isufi: Investimet në Anamoravë janë interes strategjik
Avatar photo Redaksia

“Sot, bashkë me kolegët kandidatë për deputetë dhe struktura të Aleancës, pritëm Kryetarin dhe kandidatin për Kryeministër, Ardian Gjini me të cilin rast e njoftuam për angazhimet dinamike në takime me qytetarë dhe interesimin për realizimin e objektivave tona për zhvillimin e Gjilanit”. Ka thënë Ahmet Isufi nga Aleanca, që në zgjedhjet e 7 Qershorit do të garoj për pozitën e deputetit.

Ai ka bërë me dije se gjithashtu vizituan disa ndërmarrje, për të parë nga afër potencialin ekonomik dhe për të dëgjuar zërin e sipërmarrësve.

EkoHigjiena

“Një vizitë me shumë interes realizuam në fabrikën e mobiljeve ,,Palma”, ku u njoftuam për të arriturat dhe zhvillimin e saj si një shembull i shkëlqyer i ndërmarrësisë, për të vazhduar te kompania për prodhimin e mobilieve ,,Euro Model’’, ka thënë Isufi.

Siç bëri me dije ai, për tu njohur me të kaluarën e afërt të lavdishme vizituan “Kullën e Bashkimit’’ në Kosaqë, aty ku është e pasqyruar historia e tri luftërave çlirimtare dhe aty ku përvjetorët e festat kombëtare na bashkojnë nga të gjitha viset shqiptare.

“Në Dardanë, vizituam fabrikën e ujit “Qua Fix” për të treguar interesimin dhe mbështetjen tonë për prodhuesit vendorë. Këtë vizitë e përmbyllëm me një bashkëbisedim me rininë e cila është e mrekullueshme, por ka nevojë për përkrahje e hapje të perspektivës”, ka thënë tutje Ahmet Isufi i Aleancës.

Ai shtoi se me përkushtim të përbashkët do ti kthehen angazhimit institucional, për të vazhduar investimet e mbetura në Anamoravë sidomos kur kemi parasysh interesin strategjik si zonë kufitare, ku është lidhja e domosdoshme me bashkëkombasit tanë në Kosovën Lindore.  /2LONLINE/