DYLON

Ahmet Isufi: Gjilani meriton trajtim dinjitoz nga pushteti qendror dhe përfaqësim serioz në Kuvendin e Kosovës

Ahmet Isufi: Gjilani meriton trajtim dinjitoz nga pushteti qendror dhe përfaqësim serioz në Kuvendin e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Ahmet Isufi, kandidati i Aleancës në garën për deputet të Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet e parakohshme të 7 Qershorit, ka thënë se është e pafalshme që një komunë si Gjilani të mbetet zonë e pazhvilluar dhe në prag të mjerimit. Ai tha se Gjilani meriton trajtim dinjitoz nga pushteti qendror dhe përfaqësim serioz në Kuvendin e Kosovës, por fatkeqësisht, kjo i ka munguar për vite me radhë.

Isufi tha se deputetët mbajnë përgjegjësi për atë që i ofrohet komunave prej nga vijnë. Pikërisht për këtë quhen përfaqësues. Deputeti i Gjilanit e ka obligim moral dhe politik që fillimisht t’i adresojë problemet e qytetit të vet, para se të merret me tema të tjera.

“Si Aleancë, kemi dëshmuar se komunat i trajtojmë njësoj, pa na interesuar kush qeveris me to. Komunat janë të Kosovës dhe si të tilla duhet të trajtohen nga qeveria. Gjilani, me qeverisjen e Gjinit dhe me përfaqësim serioz në Kuvend, do të rikthehet në hartën e investimeve kapitale, ashtu siç ishte në kohën e qeverisë Haradinaj. Qytetarët tashmë e kanë parë shkollën politike të Aleancës në komunat ku qeveris. Këta jemi”, është shprehur Ahmet Isufi i Aleancës.

Ai shtoi se Gjilani i atdhetarëve dhe intelektualëve të zotë meriton dinjitet, zhvillim dhe respekt. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.