DYLON

Ahmet Isufi: E nisëm, nga vendi ku përfaqësohet me dinjitet vlera e lirisë

Ahmet Isufi: E nisëm, nga vendi ku përfaqësohet me dinjitet vlera e lirisë
Avatar photo Redaksia

Kandidati për deputet nga Aleanca prë Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi e filloi fushatën e tij zgjedhore nga shoqatat e dala nga lufta, në Gjilan.

Isufi thotë se e filloi nga “vendi ku përfaqësohet me dinjitet vlera e lirisë”.

“Kemi qenë dhe do të jemi gjithmonë në krah dhe në mbështetje të kategorive të dala nga lufta, nga familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës. Për ne, këto kategori përfaqësojnë bazën mbi të cilën është ndërtuar dhe konsoliduar shteti ynë”, ka thënë ai.

Duke e prezantuar programin, Ahmet Isufi thotë se AAK do t’i ngritë pensionet për këtë kategori me qëllim që të vlerësohet kontributi i tyre.

“Programi ynë parashikon rritjen e pensioneve për këto kategori, duke pasur si qëllim përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës dhe vlerësimin e kontributit të tyre historik”, tha Isufi.

“Si gjithmonë, do të jemi në mbështetje të kërkesave të tyre sa herë që ato paraqiten. Ky është një obligim i yni si shoqëri dhe si institucione për të qenë krah tyre, duke u siguruar që dinjiteti dhe sakrifica e tyre të respektohen gjithmonë.” – theksoi Isufi.

Shkrimi i plotë:

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.