DYLON

Ahmet Isufi: Dinjiteti i ushtarit është dinjiteti i vet shtetit!

Ahmet Isufi: Dinjiteti i ushtarit është dinjiteti i vet shtetit!
Avatar photo Redaksia

“E papranueshme kur një ushtar i Kosovës, njeriu që ka marrë përsipër ta mbrojë këtë vend me jetë, detyrohet të heq uniformën në mbrëmje dhe ti veshë rrobat e një pune të dytë, vetëm për ta mbajt familjen. Ky është alarm moral për shtetin”, ka thënë Ahmet isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Sipas tij, një shtet që pret sakrificë, disiplinë dhe gatishmëri absolute nga ushtari i vet, nuk guxon ta lë atë të përballet çdo ditë me frikën e faturave, të qirasë apo të bukës për fëmijët.

EkoHigjiena

Ushtria nuk forcohet vetëm me armë e deklarata patriotike. Forcohet kur ushtari ndjehet i respektuar, i mbrojtur dhe i vlerësuar në jetën reale.

“Sot flasim për siguri kombëtare, për ushtri moderne e për anëtarësim në NATO, por harrojmë një të vërtetë themelore. Nuk mund ta ndërtosh një ushtri dinjitoze mbi shpinën e një ushtari që lodhet dyfish për të mbijetuar. Ai të cilit i është besuar siguria e Kosovës nuk duhet të detyrohet të luftojë edhe për mbijetesën e familjes së vet”, ka thënë tutje, Isufi.

Sipas tij, kjo temë kërkon angazhim dhe veprim konkret nga shteti. Kërkon ndërgjegje.

“Dinjiteti i ushtarit është dinjiteti i shtetit vet. Ushtari që krejt fokusin e ka tek puna e sigurisë pa e çu mendjen se si t’ia sigurojë familjes bukën, barnat e një jetë normale, nënkupton shtetin e fortë dhe të përgjegjshëm”, ka thënë Ahmet Isufi i AAK-së. ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Karadakut.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.