DYLON

Ahmet Isufi: Besoni në njerëzit që lënë gjurmë me vepra

Ahmet Isufi: Besoni në njerëzit që lënë gjurmë me vepra
Avatar photo Redaksia

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK, Ahmet Isufi ka njoftuar me detaje për tubimin e djeshëm zgjedhor në Gjilan.

Isufi shprehet i bindur se qytetarët e Gjilanit po zgjedhin AAK-në sepse ata duan vepra,

“Besoni në njerëzit që lënë gjurmë me vepra.  Fjalët i merr era ndërsa veprat mbesin si dëshmi që ju i shihni e i prekni. Liria, pavarësia, ushtria dhe veprat infrastrukturore e ndërtimi i shtetit kanë ndodhur nga njerëz që e duan dhe punojnë për vendin. Aleanca me kryeministrin Haradinaj, ka treguar në praktikë si udhëhiqet në qeverisje duke qenë në shërbim të qytetarit, me investime të gjithanshme e këtë më së miri e dijnë qytetarët e Gjilanit sepse projektet e mëdha të nisura, qeveria që shkoi nuk i vazhdoi por veç i degradoi ato”, ka thënë Isufi.

Ja postimi i tij i plotë:

Besoni në njerëzit që lënë gjurmë me vepra.

Fjalët i merr era ndërsa veprat mbesin si dëshmi që ju i shihni e i prekni.

Liria, pavarësia, ushtria dhe veprat infrastrukturore e ndërtimi i shtetit kanë ndodhur nga njerëz që e duan dhe punojnë për vendin.

Aleanca me kryeministrin Haradinaj, ka treguar në praktikë si udhëhiqet në qeverisje duke qenë në shërbim të qytetarit, me investime të gjithanshme e këtë më së miri e dijnë qytetarët e Gjilanit sepse projektet e mëdha të nisura, qeveria që shkoi nuk i vazhdoi por veç i degradoi ato.

Përkrahja që iu dha Aleancës me rastin e shpalosjes së programit dhe listës më të mirë me kuadra që përfaqësojnë Gjilanin, tregon se qytetari po përcaktohet për ata që iu beson dhe që bëjnë vepra e jo për ata që kurrë s’ju dëgjua zëri për Gjilanin.

Qyteti jonë, ka nevojë ti rikthehet investimit e zhvillimit, të na japë mundësinë ti vazhdojmë projektet e mbetura përgjysmë si; autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë që ofron lidhjen me bashkëkombasit tanë në Kosovën Lindore, hyrje-daljet e qytetit, impiantin, zbatimin e vendimit për varrezat e qytetit e shumë projekte që e bëjnë ndryshimin e jetës së qytetarit.

Shumë punë na presin që të dalim nga kjo gjendje e stagnimit dhe izolimit dhe ndryshimin mund ta bëjmë bashkë, me një qeverisje të përgjegjshme e pragmatike që e ofron Aleanca në krye me kryeministrin Haradinaj dhe ekipin më të mirë që e nderon Gjilanin e Kosovën.

Në çdo rrethanë do të jemi krah jush dhe besimin do ta kthejmë me vepra.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.