DYLON

Ahmet Isufi: Autostrada e Gjilanit mbetet peng i papërgjegjësisë institucionale

Ahmet Isufi: Autostrada e Gjilanit mbetet peng i papërgjegjësisë institucionale
Avatar photo Redaksia

Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se Autostrada e Gjilanit nuk është vetëm projekt rrugor, është edhe lidhje mes shqiptarëve dhe shtyllë e zhvillimit ekonomik për Anamoravën.

“Fatkeqësisht, një projekt që është dashur të përfundojë moti, sot ende mbetet peng i papërgjegjësisë institucionale. Qytetarët e Gjilanit dhe të Anamoravës nuk e meritojnë këtë neglizhencë”, ka thënë Isufi, i cili do të garojë për ulësen e deputetit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë që do të mbahen më 7 qershor 2026.

EkoHigjiena

Sipas tij, këto projekte realizohen vetëm nga qeveri serioze, me vizion dhe përgjegjësi, nga njerëz që punojnë, jo që arsyetohen.

“Ne jemi gati me marrë përgjegjësi për zhvillimin e Anamoravës dhe të Kosovës”, ka thënë Ahmet Isufi i AAK-së.  /2LONLINE/