/2L ONLINE/ – Isa Agushi (LDK), anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit ka kërkuar, në seancës e sotme, që në Kompaninë Ecohigjiena sa më parë të vendoset për një ushtrues detyre të Kryeshefit Ekzekutiv të kësaj Kompanie, pasi aktualisht, siç thotë ai, EcoHigjiena është pa zot shpije, sepse ai aktual është në arrest shtëpiak, e procesi i zgjedhjes në këtë pozitë të ndonjë konkurrenti, pasi konkursit që ishte shpallur kohë më parë, akoma nuk ka përfunduar.
Agushi tha se atje është gjendja shumë e rëndë dhe e papranueshme, nuk kemi funksionalitet, ka plotë pakënaqësi dhe kemi zyrtarë me të cilët po merret drejtësia. “Kërkojë urgjentisht që me të vërtetë të caktohet ushtruesi i detyrës sepse kemi një gjendje të mjerueshme, Komisioni komunal i aksionarëve dhe Bordi i drejtorëve duhet ta vendosin sa më parë një ushtrues detyre sepse Kompania është pa zot shpije, pa përgjegjës”, ka thënë Agushi.
Duke folur për raportin e Komisionit Komunal të Aksionarëve që u prezantua para kuvendarëve, ai tha se e kanë bërë, si e kanë bërë, pasi as Komisioni nuk ka qasje në kompani se pala private nuk iu jep qasje. Madje, ai për palën private që po quhet investitor, tha se nuk e konsideron të tillë, duke shtruar pyetjen se çka ka investuar ai përveç se ka shitur asetet e kompanisë.
Përndryshe, Agushi i LDK-së ka thënë se duhet marrë një vendim lidhur me këtë Kompani, atë partnerit publiko privat që është bërë aty, për t’u shikuar të gjitha mundësitë, si për vazhdim, apo edhe për prishje të një partneriteti të tillë. /2L ONLINE/