Agushi (PDK): Më mirë ta kishit bërë një libër të dështimeve!

Agushi (PDK): Më mirë ta kishit bërë një libër të dështimeve!

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, ku në rend dite ishte Raporti i Punës i Kryetarit të Komunës për vitin 2020, atë e ka kritikuar Isa Agushi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke thënë se më mirë ta kishin bërë një libër për dështime të kësaj qeverisje, edhe atë jo vetëm për këtë mandat por për dy mandate, sesa që kanë bërë një raport të tillë, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Ai ka kritikuar qeverisjen aktuale në Gjilan që nuk ka bërë asgjë duke lënë projekte të panisura apo të papërfunduara, përkundër që buxheti është harxhuar dhe se, siç tha Agushi, kjo qeverisje mund të mbahet mend vetëm për punësime partiake e klanore, transmeton 2LONLINE.com.

Agushi tha se pikërisht për shkak të kësaj qeverisje, qytetarët ia kanë tregua vendin LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit ku tani ajo edhe në Gjilan është në fund të pusit dhe ka shtuar se në zgjedhjet lokale humbja e tyre do të jetë edhe më e thellë. /2LONLINE.com/

KOMENTE