Trajneri Agron Selmani edhe zyrtarisht është emëruar trajner i skuadrës së Vllaznisë nga Pozharani.
Lajmin për emërimin e Selmanit e ka bërë skuadra nga Pozharanit nëpërmjet postimi në “Facebook” ndërsa edhe vet Selmani në profiln e tij e ka konfirmuar këtë duke thënë se janë marrë vesh që ai ta drejtojë këtë sezon KF Vllaznia nga Pozhorani dhe se kjo kishte ardhur si rezultat i një oferte të sinqertë nga kryesia e klubit, të udhëhequr nga Kryetari i klubit Besim Halimi dhe Drejtori i klubit Agon Pira.
“Klubi pretendon të kultivojë lojë të mirë, dinjitoze, pa presionin e rezultateve duke menduar edhe për të ardhmen klubit. Kjo na obligon të jemi shume të përgjegjshëm në punën tonë të përbashkët: kryesi, shtab teknik dhe lojtarë, duke mos harruar përkrahjen e tifozëve, që të japin më të mirën e mundshme në sfidat që na presin dhe asnjëherë të mos abstenojmë nga mundësia për të qenë prapë në superligën e Kosovës”, ka thënë Selmani.