DYLON

Agron Selimaj emërohet drejtor i AKI-së

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës,Atifete Jahjaga dhe Kryeministri i Kosovës, zotëri Isa Mustafa, në bazë të nenit 84 paragrafi 21, nenit 94 paragrafi 8, nenit 129 paragrafi 3 të Republikës së Kosovës dhe nenit 5 paragrafi 3 i Ligjit Nr. 03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, emëruan zotëri Agron Selimajn drejtor të AKI-së.

Ndryshe dy vite më parë Selimaj ishte zgjedhur në pozitën e Inspektorit të Përgjithshëm në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.

EkoHigjiena

Këtij të fundit i ishte zgjatur mandati me një vendim të presidentes Atifete Jahjaga dhe propozimeve që kanë ardhur nga Qeveria.

Në bazë të ligjit për AKI-në, inspektori i përgjithshëm emërohet brenda 20 ditësh pune, nga dita kur pozita mbetet e lirë. Emërimi i inspektorit të përgjithshëm bëhet së bashku nga kryeministri dhe presidenti i vendit dhe ky vendim duhet të bazohet në integritetin në përputhje ndaj standardeve të sigurisë së AKI-së dhe përvojës në lëmin e sigurisë apo administrimit qeveritar në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.