DYLON

AGK thërret për solidarizim me viktimat e sulmit terrorist

Avatar photo Redaksia

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të mbajë një aktivitet në shenjë solidarizimi me viktimat e sulmit terrorist në revistën satirike franceze “Charlie Hebdo” në Paris.

Ngjarja mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, prej orës 13:00. Ata ftojnë të gjithë gazetarët, përfaqësuesit e medieve dhe qytetarët që t`i bashkëngjiten këtij aksioni.

EkoHigjiena

AGK konsideron se sulmi terrorist ndaj gazetarëve, përveç si akt i shëmuar, është edhe një përpjekje qyqare dhe e dështuar, për ta cenuar lirinë e shprehjes dhe të drejtës për të qenë i informuar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.