DYLON

AGK kërkon siguri për gazetarët

Avatar photo Redaksia

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mirëpret vlerësimet e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, në fushën e lirisë së shprehjes dhe mbetet i shqetësuar për kushtet e pafavorshme për ushtrimin e lirë të profesionit të gazetarisë në Kosovë.

Rritja e sulmeve, kërcënimeve si dhe mos ndëshkimi i krimeve ndaj gazetarëve, janë dëshmi për cënimin e vazhdueshëm të fjalës së lirë në Kosovë, që rezulton edhe me progres të munguar në këtë fushë.

EkoHigjiena

Asociacioni i Gazetarëve kundërshton çdo lloj presioni mbi gazetarët dhe njëherësh kërkon nga organet e sigurisë dhe drejtësisë që të marrin masa duke i hetuar dhe gjykuar në kohë cënuesit e fjalës së lirë. Kjo do të forconte mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të gazetarëve si dhe krijimin e një ambienti të sigurtë për punë sa më profesionale.

AGK u bën thirrje mediave që të zbatojnë rekomandimet e Komisionit Evropian në këtë raport për krijimin e kodeve individuale etike dhe profesionale, të cilat do të ndihmonin në pavarësinë e gazetarëve dhe redaktorëve si dhe dhe mbrojtjen e standardeve profesionale në gazetari.

Gjendja e rëndë me të cilën përballen gazetarët dhe mediet në Kosovë duhet të jetë preokupim jo vetëm për institucionet, por për tërë shoqërinë.

AGK zotohet të vazhdojë angazhimin maksimal në mbrojtjen e të drejtave të garantuara të gazetarëve dhe krijimin e hapësirës që mediat në Kosovë të jenë të lira dhe të pavaruara në punën e tyre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.