DYLON

AGK kërkon nga mediat kushte për gazetarët që përcjellin Kuvendin

Avatar photo Redaksia

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur jashtëzakonisht i shqetësuar për mosveprimin e medieve në Kosovë, derisa situata e sigurisë është përkeqësuar në vend dhe gazetarët i janë ekspozuar më së shumti rrezikut.

Në një komunikatë për media, AGK thotë se pavarësisht zhvillimeve mediet kosovare shumë pak po merren me sigurinë e gazetarëve.

EkoHigjiena

AGK kërkon nga mediet dhe udhëheqësit e tyre që të sigurojnë mjetet e nevojshme për punë, duke përfshirë: ID-të, jelekët apo jaknet adekuate me mbishkrimin “PRESS” si dhe maskat për mbrojtje nga gazi lotsjellës.

“AGK është e dëshpëruar me mediet pasi gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës gazetarët po detyrohen të qëndrojnë në hapësira ku po hedhet sasi e madhe e gazit lotsjellës. Mos sigurimi i mjeteve adekuate është barabartë me shkeljen e të drejtave të punëtorit”, thuhet në reagimin e AGK-së

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.