Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton se prej sot, më 11 Mars 2016, është anëtarësuar në Federatën Evropiane të Gazetarëve.
Kjo federatë përfaqëson mbi 320,000 gazetarë nga 42 vende të Evropës ndërsa AGK listohet si anëtar i 69-të, i kësaj organizate, duke e renditur Kosovën në mesin e 43 shteteve anëtare.
AGK falënderon përfaqësuesit e Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve për besimin e dhënë teksa shpreh gatishmëri dhe përkushtim për bashkëpunim në mbrojtje të gazetarëve dhetë avancimit të fjalës së lirë.
Vlerësojmë se ky është një tregues i mirë i solidaritetit dhe përkrahjes ndaj gazetarëve në nivel ndërkombëtar, avancimit të lirisë së medies në vend dhe përmirësimit të kushteve për ushtrimin e lirë të profesionit të gazetarisë në Kosovë.
AGK mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të gazetarëve si dhe krijimin e një ambienti të sigurt për punë profesionale.