DYLON

AGK-ja në përkrahje të punonjësve të RTK-së, kërkon zgjidhje të menjëhershme për pagat

AGK-ja në përkrahje të punonjësve të RTK-së, kërkon zgjidhje të menjëhershme për pagat
Avatar photo Redaksia

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) qëndron në përkrahje të plotë me gazetarët, redaktorët, kameramanët, montazhierët dhe gjithë stafin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), para protestës të së enjtes.

AGK-ja shpreh solidaritet me punonjësit e RTK-së, të cilët sërish, brenda pak muajsh, po kërkojnë pagat që u takojnë sipas kontratave të tyre, për punën e kryer.

EkoHigjiena

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreson se do të ketë hapësirë për funksionalizimin e plotë të Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që komisioni përkatës ta miratojë ndarjen buxhetore për RTK-në. Nëse kjo nuk ndodh, Qeveria në detyrë e Kosovës duhet të eksplorojë të gjitha mundësitë për të bërë, në mënyrë urgjente, një alokim të ngjashëm si ai i korrikut.

RTK-ja është përballur tash e disa vjet me presion të vazhdueshëm politik nga Qeveria e Kosovës, ndërsa pasiguria për pagat përbën një presion shtesë financiar.

AGK-ja angazhohet që anëtarët e saj në RTK dhe të gjithë punonjësit e tjerë aty të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje e pengesa, dhe në interes të publikut.

AGK-ja bën thirrje që një qeveri dhe një kuvend i ri të miratojnë pa vonesa një ligj të ri për RTK-në, i cili i siguron Transmetuesit Publik pavarësinë e plotë të veprimit, duke i mundësuar gjithashtu një shtëpi të përhershme për zhvillimin e punës, thuhet në njoftimin e AGK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.