DYLON

AGK-ja ka dënuar sulmin fizik në drejtim të gazetarit Valon Syla

AGK-ja ka dënuar sulmin fizik në drejtim të gazetarit Valon Syla
Avatar photo Redaksia

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ka dënuar sulmin fizik në drejtim të gazetarit, Valon Syla.

Në një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale, Syla shihet duke u grushtuar nga një person i panjohur.

Në lidhje me rastin, AGK-ja ka kontaktuar Policinë e Kosovës, të cilët kanë konfirmuar se kanë pranuar informatën për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

EkoHigjiena

“Sot rreth orës 12:05, kemi pranuar informatën se në lagjen Pejton është sulmuar gazetari. Njësia policore ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar përmes telefonit me gazetarin, i cili ka deklaruar se për momentin nuk ka nevojë për trajtim mjekësor. Jemi duke e pritur për të marrë informata të tjera”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për AGK-në, Baki Kelani.

Ky asociacion kërkon nga organet e drejtësisë që sa më shpejtë t’i hetojnë motivet e sulmit dhe ta zbardhin këtë rast, i cili në themel dëmton lirinë e shprehjes dhe medias.

“Secili sulm në drejtim të gazetarëve është sulm ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë në vend”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.