DYLON

AGK: Gazetarëve t’u krijohen kushtet e nevojshme për raportimet nga terreni

AGK: Gazetarëve t’u krijohen kushtet e nevojshme për raportimet nga terreni
Avatar photo Redaksia

Raportimi për virusin Corona në këtë situatë të jashtëzakonshme është shumë delikat dhe jo i lehtë veçmas për kolegët tanë gazetarë, të cilët çdo minutë janë të ekspozuar ndaj rrezikut potencial të infektimit.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bënë thirrje pronarëve të medieve, të cilët deri më tani nuk e kanë bërë, që urgjentisht t’u krijohen kushtet e nevojshme kolegëve tanë, veçmas atyre që raportojnë nga terreni dhe janë në rrezik potencial për t’u infektuar.

Aktualisht, ka shumë kolegë të cilët po e vazhdojnë punën pa mjetet elementare që mbrojnë shëndetin e tyre në këtë situatë të jashtëzakonshme siç janë: dorëzat, maskat dhe dezinfektuesit.

EkoHigjiena

Po ashtu, AGK kërkon nga përfaqësuesit institucionalë që adresimet e tyre t’i bëjnë në ambiente të përshtatshme ku sigurohen foltoret dhe distanca e nevojshme ndërmjet gazetarëve e zyrtarëve, e rekomanduar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

AGK përgëzon të gjithë kolegët gazetarë për raportimin e deritashëm rreth Pandemisë dhe inkurajon ata që të vazhdojnë raportimin profesional, por edhe të kujdesen në të njëjtën kohë për shëndetin e tyre.

Është mision i vështirë, vetëm së bashku mund t’ia dalim!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.