DYLON

AGK-EULEX-it: Ndal presionin ndaj gazetarëve

Avatar photo Redaksia

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është shumë i shqetësuar me presionin që zyrtarë të misionit të EULEX-it në Kosovë, i kanë bërë gazetarit të “Kohës Ditore”, Vehbi Kajtazit.

“Ai deklaron se zyrtarët e këtij misioni kanë bërë presion mbi të duke tentuar ta ndalin një raportim, që kishte të bënte me dyshimet për përfshije në korrupsion të zyrtarëve të EULEX-it”, thuhet në një deklaratë për media nga AGK.

EkoHigjiena

AGK-ja kërkon nga misioni i EULEX-it, që të jetë partner i gazetarëve në informimin e drejtë të opinionit publik.

AGK-ja vlerëson se përpjekja e kujtdoqoftë për të penguar gazetarët në punën e tyre është e pa pranueshme dhe tendencë për ta penguar fjalën e lirë në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.