DYLON

AGK e shqetësuar, kundërshton presionin në media

Avatar photo Redaksia

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësim lidhur me konstatimet e evidentuara në raportin vjetor të Reporterëve pa Kufij, “Indeksi i Lirisë së Mediave në Botë 2015”.

Kosova është renditur në vendin e 87-të, në listën prej 180 vendesh, duke shënuar përkeqësim nga viti 2014, kur ka qenë në pozitën numër 80.

EkoHigjiena

Për AGK-në, fakti i prezantuar në raport se dhuna ndaj gazetarëve është rritur është shqetësues dhe dëshmi se mbetet ende shumë punë për t’u bërë për krijimin e kushteve të favorshme për ushtrimin e lirë të profesionit të gazetarisë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kundërshton çdo lloj presioni mbi median e pavarur dhe vlerëson se cenimi i fjalës së lirë është kundër interesave shoqërore.

AGK mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të gazetarëve dhe iu bën thirrje gazetarëve që të vazhdojnë ta ngrenë zërin për problemet që hasin gjatë punës së tyre, për krijimin e një mjedisi të sigurt për punë sa më profesionale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.