DYLON

AGK: Begzad Sinani, të kerkojë falje publike

Avatar photo Redaksia

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj sjelljes së kryetarit të Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, ndaj ekipit të grupit “Koha”.
AGK e konsideron të papranueshme fyerjen që kryetari Sinani i ka bërë gazetarit Feim Azemi dhe kameramanit Xhengiz Maqedonci, të hënë gjatë një debati për zhavorrin në këtë komunë.

“Fyerja dhe largimi nga salla, janë veprime të papranueshme dhe që kanë për tendencë shtypjen e fjalës së lirë. AGK ia rikujton kryetarit Sinani se Ligji e përcakton se debatet duhet të jenë të hapura për medie”, thuhet në reagimin e AGK-së.

EkoHigjiena

AGK kërkon nga kryetari i Komunës së Kamenicës që të kërkojë falje publike dhe të mos i përsërisë veprimet e tilla në raport me gazetarët.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.