DYLON

Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), Gjeneral Major Stephen Osborn përfundoi vizitën zyrtare në FSK

Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), Gjeneral Major Stephen Osborn përfundoi vizitën zyrtare në FSK
Avatar photo Redaksia

Me fillimin e vizitës së tij Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), Gjeneral Major Stephen Osborn, është pritur nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ku diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të programit të partneritetit shtetëror të FSK-së dhe GKA.

Në kuadër të vizitës Gjenerali Osborn ka vizituar Komandën e Logjistikës ( KL), ku i është prezantuar zhvillimi dhe kapacitetet logjistike, sfidat dhe objektivat për të ardhmen. Gjithashtu Gjenerali Osborn ka vizituar Kadetët e Qendrës për Studime Universitare të Akademisë së Mbrojtjes, ku ai mbajti një fjalim motivues para kadetëve duke vlerësuar rolin e Akademisë në përgatitjen e udhëheqësve të rinjë dhe sfidat që i presin ata në të ardhmen.

EkoHigjiena

Në kuadër të agjendës së Gjeneralit Osborn është realizuar vizitë edhe në Regjimentin e parë të Këmbësorisë në kompaninë e cila është duke bërë përgaditjet bazuar në planin vjetor të stërvitjeve.

Pastaj është realizuar vizita në Aeroportin e Gjakovës dhe në Babaj të Bokës për të parë nga afër zhvillimet në projektin e Qendrës së Mirëmbajtjes së HMMWV, projekt i përbashkët me SHBA-të në të gjitha fazat. Gjithashtu u vizituan edhe objektet ku do të dislokohet Divizioni 28 i ushtrisë amerikane për të marrë pjesë në ushtrimin fushor “Defender Europe 25/Immediate Response 25 (DE25/IR25)”.

Gjithashtu Gjenerali Osborn ka vizituar edhe poligonin e stërvitjes në Babaj të Bokës ku do të realizohet ushtrimi fushor “DE25/IR25” së bashku me forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjenerali Osborn falënderoi Gjeneral Jasharin dhe personelin e FSK-së për pritjen dhe u shpreh i lumtur me zhvillimet që po bën FSK në të gjitha fushat. Ai konfirmoi mbështetjen e tij në rrugën përpara drejt arritjes së qëllimeve strategjike në ngritjen e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës për përmbushjen e misionit kushtetues dhe ligjor. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.