DYLON

Agjendë e pasur takimesh e delegacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Agjendë e pasur takimesh e delegacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
Avatar photo Redaksia

Sot, në ditën e dytë të punimeve të sesionit pranveror të Asamblesë së Parlamentare të NATO-s, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryesuar nga deputeti Driton Hyseni, ka vazhduar takimet bilaterale me delegacionet e vendeve anëtare të NATO-s, siç ishin takimet me delegacionin e Kanadasë, SHBA-së, Danimarkës, Gjermanisë, Sllovakisë, si dhe me delegacionet e Holandës e Finlandës.

Temat e diskutimit përfshinin kërkim-mbështetjen e Kosovës në proceset e përfshirjes sa më të madhe të delegacionit te Kuvendit të Republikës se Kosovës në AP të NATO-s, si dhe ne institucionet e organizatat tjera ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Gjithashtu, në sesionin e Komisionit për Politikë, z. Driton Hyseni ngriti çështjen e përfshirjes në menyrë specifike të Kosovës në raportin e z. Audronius Azubalis ‘E ardhmja e politikës së dyerve të hapura të NATO-s’, ku përfshihen vendet tjera të Ballkanit Përendimor.

Pas diskutimit të kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Kosovës, raportuesi e pranoi se do të bëjë përfshirjen e Kosovës në raportin e këtij viti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.