DYLON

Agjenda e Gjelbër – sfidat dhe të arriturat në rajonet Lindje dhe Juglindje

Agjenda e Gjelbër – sfidat dhe të arriturat në rajonet Lindje dhe Juglindje
Avatar photo Redaksia

AZHR Lindje organizoi tryezën e rrumbullakët “Agjenda e Gjelbër – sfidat dhe të arriturat në rajonet Lindje dhe Juglindje”, në kuadër të projektit “Agjenda e Gjelbër në rajonet Lindje dhe Juglindje”, financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR).

Në tryezë morën pjesë mbi 30 përfaqësues të komunave të rajoneve Lindje dhe Juglindje, institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, si dhe ekspertë nga Kosova dhe Shqipëria.

EkoHigjiena

Diskutimi u fokusua në sfidat dhe mundësitë për zbatimin e Agjendës së Gjelbër, shkëmbimin e praktikave të mira dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, në funksion të një zhvillimi më të qëndrueshëm.

Gjatë tryezës u ndanë përvojat dhe rekomandimet e ekspertëve nga Co-PLAN, Tiranë, lidhur me tranzicionin e gjelbër, politikat klimatike dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Po ashtu, përfaqësuesit e komunave prezantuan të arriturat, projektet e realizuara dhe sfidat me të cilat përballen në zbatimin e objektivave të Agjendës së Gjelbër.

Gjatë tryezës, nga përfaqësuesit e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit u njoftuan të pranishmit se draft Strategjia e Zhvillimit Ekonomik Lokal 2026–2031 e cila pritet te aprovohet së shpejti në kuvend është në përputhje me objektivat e Agjendës së Gjelbër.

Strategjia parasheh një sërë iniciativash konkrete, si krijimin e Fondit Komunal Mjedisor, zhvillimin e ekonomisë qarkore, zbatimin e masave për efiçiencë të energjisë në objektet publike dhe banesat kolektive, si dhe projekte për zhvillimin dhe mbrojtjen e mjedisit.

Zbatimi i Agjendës së Gjelbër është përgjegjësi e brezit të sotëm ndaj brezave të ardhshëm. Në këtë drejtim, AZHR Lindje, në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe institucionet lokale, duhet të vazhdojë ta shtyjë përpara këtë koncept, duke e kthyer atë në projekte dhe veprime konkrete që kontribuojnë në një zhvillim më të qëndrueshëm.

Agjenda e Gjelbër është agjendë e së ardhmes, ndërsa përkushtimi ynë sot është investimi më i mirë për një të ardhme më të pastër, më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme për brezat që vijnë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.